Mesjava ka qenë sot e rezervuar për ndeshjet e Kupës së Kosovës në kuadër të 1/16 të finales. Skuadrat favorite kanë arritur fitore të lehtë në përballjet e tyre.
Prishtina e ka fituar bindshëm përballjen me Besën e Pejës me rezultat 0-4. Gjilani ka fituar minimalisht ndaj A&N, ndërsa Ballkani ka mposhtur Rahovecin me rezultat 1-3.
Llapi ka fituar ndaj Kikës me rezultat 2-1, ndërsa Malisheva e ka mposhtur Istogun 1-0 me një gol të shënuar në fundin e ndeshjes.
Ulpiana e ka mposhtur 3-0 Vëllaznimin që po kalon në krizë të thellë, ndërsa Onix ke shënuar goleadë në fitoren 1-5 ndaj Prizrenit./