“S’keni parë gjë akoma, do shokohen besimtarët e Kurtit”, paralajmërimi i frikshëm i Lutës

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri,i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti rreth videomesazhit, që e publikoi ky i fundit rreth doracakut për edukatën seksuale.

Postimi i plotë i Hazirit:

“Ju kam paralajmëruar, do të shokohen besimtarët e Kurtit, s’keni pa gjë akoma.

Krejt jeta publike e Kurtit, kryeministrit në largim, përshkruhet me sofizëm, mashtrime e keqinterpretime të realiteteve, me qëllimin e vetëm – pushtetin, pa i zgjedhur mjetet.

Edhe mbrëmë, për kushedi të satën herë, Kurti tentoi ta keqinterpretojë realitetin, duke u viktimizuar se janë bërë cak i fushatës propagandistike, por në fakt edukimi seksual është pjesë e ideologjisë së tij dhe ky doracak skandaloz është bërë me qëllim.

Ata që kanë besuar se mund të jenë edhe me Zotin e edhe me komunistët, kanë gabuar. Tragjedia më e madhe është se një pjesë jo e vogël e hoxhallarëve një ateist e kanë shpall myfti e veten të autoxhematizuar!

Por, e mira është që nuk ka asgjë më fantastike se realiteti. Me propagandë ke ardh dhe prej propagandës ke me shku. Rruga e Re për Kosovën, në krye me prof. dr. Lumir Abdixhiku, tashmë është përqafuar nga shumica e kosovarëve sepse ne besojmë Zot, Familje e Atdhe. LDK-ja, besë dhe shpresë për Kosovën!”