Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj për shkak se i njëjti i vodhi një shporet dhe një makinë për larjen e rrobave motrës së vet.
Sipas policisë, i dyshuari më pas i kishte shitur këto pajisje.
I njëjti, siç njofton policia, kishte urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij për shkak të kanosjes ndaj vëllait dhe babait.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Skenderaj, 17.01.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte vjedhur dhe më pas shitur një shporet elektrik dhe një makinë për larjen e rrobave, pronë e motrës së tij . I dyshuari përveç vjedhjes më parë kishte kanosur vëllain dhe babain e tij për çka kishte pas edhe urdhër mbrojtës ndaj familjarëve të tij, të cilin nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.