Shpeshherë mospajtimet në trafik kanë çuar në fyerje e ofendime, e madje edhe në konflikte më të rënda, ku si pasojë e konflikteve të kësaj natyre janë shkaktuar lëndime trupore e ndonjëherë edhe tentim vrasje në mes pjesëmarrësve në trafik,
Një rast i ngjashëm ka ndodhur para dy ditësh në fshatin Lubovec të Skenderajt, rreth orës 21:30, ku një person ka shtënë me armë zjarri para këmbëve të viktimës së një personi tjetër, për shkak se sipas të dyshuarit viktima ishte duke vozitur ngadalë, çka e ka penguar të dyshuarin.
Burime të Gazetës njoftojnë se i dyshuari është dëgjuar duke i bërtitur viktimës se “pse po vozitë ngadalë” .
Këto burime bëjnë të ditur se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.65 mm, mirëpo armën e përdorur nuk e kanë gjetur ende.