“Arjeta Group” dhe QTA, sot ka dhuruar 80 pako ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Skenderajt.
Nga kjo ndihmë do të përfitojnë nga një pako me produkte ushqimore dhe higjienike, 80 familje që janë në asistencë sociale në Skenderaj.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka shprehur mirënjohje për ndihmën që ka dhënë “Arjeta Group” dhe QTA, sidomos në këtë kohë kur vendi po përballet me korona virusin.
Ndihmat i janë dorëzuar Qendrës për Punë Sociale, e cila menjëherë pas pranimit ka filluar shpërndarjen e tyre tek familjet në asistencë sociale.
Pa frikë e panik, jemi bashkë dhe do t’ia dalim!