300 kilogramë mish i prishur është asgjësuar mbrëmjen e së dieles në Skenderaj pas një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me komunën, policinë dhe prokurorinë.
“Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së dielës, kur Policia e Kosovës ka identifikuar automjetin që po transportonte mishin. Në këtë rast, është ftuar Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Skenderajt dhe Prokuroria, që kanë ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personit të kapur në flagrancë”,njofton Komuna e Skenderajt
Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i komunës Fadil Nura.
Nura tha se do të goditet me forcen e ligjit ata që shesin gjëra me afat të skaduar.
“Dhe derisa janë të tilla, do të godasim me forcën e ligjit kudo që ka veprime të paligjshme në tregti, veçmas në rastet kur haset në shitje të gjerave ushqimore me afat të skaduar”.
“Fal koordinimit dhe bashkëpunimit mes Komunës së Skenderajt, Policisë dhe Prokurorisë, janë identifikuar, asgjësuar dhe groposur rreth 300 kg mish”.