Pas bankës në lagjen “Dardania”, një tjetër bankë është vjedhur tek “Banesat e Lesnës”.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.”
“Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person.”
“Policia ka filluar hetimet bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, u shprehë ai./