Policia e Kosovës që e ka për obligim e detyrim ta luftojë krimin, siç duket po jep një “kontribut” në këtë çështje.
Përderisa në Mitrovicën Veriore krimi sa vjen e shtohet dhe policia duhet të jetë në krye të detyrës, një numër i tyre duket se kanë zgjedhur të rreshtohen me ata që luajnë bastore.
Një rast i tillë ka ndodhur në qendër të qytetit në Rrugën Sutjeska në Mitrovicën Veriore rreth orës 21:30
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje ekskluzive ku shihen disa zyrtarë policor duke luajtur bastore, përderisa janë në orar të punës.
Kujtojmë se bastoret përveç se janë të ndaluara me ligj, zyrtaret policorë e kanë të ndaluar të hyjnë apo luajnë të tilla lojëra që dëmtojnë imazhin e Policisë.
Por siç duket kjo nuk vlen për zyrtarët policorë që po provojnë fatin në bastore në mes të Mitrovicës Veriore. Sinjali së shpejti do të ju sjellë edhe detaje të tjera.