Edhe pse disa mjekë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, ata po detyrohen të vazhdojnë punën.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që disa mjekë në Pejë janë infektuar me koronavirus, por në atë gjendje ata po punojnë, ku po rrezikojnë edhe pacientët.
Poashtu të njëjtat burime tregojnë që as stafi nuk është izoluar, derisa është në pritje të rezultateve të testit.
Mjekët janë nga reparte të ndryshme, andaj apelohet te qytetarët që të i shmangin vizitat në këtë vend.