Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim publik, përmes të cilit ka bërë të ditur se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër.
Në njoftim thuhet se pjesëtarëve të FSK-së poi u shërbehen shujtat ditore të zakonshme, i vetmi dallim është që ushqimi po përgatitet nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional. Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, thuhet në njoftim.
Ky reagim i Ministrisë së Mbrotjes erdhi pasi një ditë më parë u raportua për skadimin e kontratës me kompaninë që përgatit ushqimin për pjesëtarët e FSK-së.