Biznese e kompani të ndryshme që merren me shitjen e produkteve të ndryshme, ushqimore dhe farmacuetike po e shfrytëzojnë pandeminë e cila ka prekur vende të ndryshme të botës, për përfitime financiare.
Së fundmi, një qytetar ka publikuar faturën e blerjes, e cila zbulon se sa janë rritur çmimet e produkteve ushqimore në vendin tonë, shkruan Indeksonline.
Produkti “Podravka”, që deri diten e djeshme në shumicën e marketeve mbante çmimin 0,33 cent, tani është ngritur për 0,90 cent.
Padyshim, ngritja e çmimeve ka ngritur shqetësime tek qytetarë të shumtë, kjo pasi që po ndodh në një kohë të papërshtatshme.
Vlen të kujtojmë faktin se lëvizja e çmimeve është diskutuar edhe sot në mbledhjen e fundit të qeverisë, ku shumë shpejt pritet të ndërmirren masa.