Policia e Kosovës njofton se një i burgosur me inicialet Sh. Q., i cili ishte duke pranuar trajtimin në Qendrën Klinike Universitare (QKUK), nën përkujdesjen e dy gardianëve, gjatë ditës së djeshme ka arritur të arratiset dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Sipas policisë dy të dyshuarit, oficerë të shërbimit korrektues të Kosovës janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Policia njofton se rasti në fjalë është duke u hetuar./kallxo.com