Ndonëse jemi në muajin janar, ende nuk ka shenja të të reshurave të borës.
Sipas Prishtina Weather, fusha ekstrem të larta barike nga anticikloni “Ekart” që shtrihet nga ishujt Britanik deri mbi rajonin tonë, ditëve në vijim do të favorizojnë mot stabil dhe pa të reshura. Nga nesër pasdite dhe ditën e mërkurë priten kthjellime.Edhe gjatë ditës së nesërme pritet të mbretërojë mot i ftohtë, e ditën e mërkurë rryma ajrore të ngrohta nga Mesdheu dhe Europa qëndrore do të rrisin lehtë temperaturat maksimale rreth vlerave mesatare.Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, e mëngjesin e ditës së mërkurë në vise të ulëta mund të ketë edhe mjegull.Kështu parashikohet të jetë moti për dy ditët në vijim:Vlerat e cilësisë së ajrit edhe gjatë ditës së nesërme do të luhaten rreth vlerave mesatare, e me qetësimin e erërave pritet të kalojnë në të pashëndetshme.21.01.2020 – Ftohtë. Në mëngjes ngrica. Paradite me vransira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime. Erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 1-5m/s. Indeksi UV: 2.22.01.2020 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe përgjatë ditës. Erë e lehtë nga perëndimi 1-2m/s.