SIVJET , ZERO VDEKJE NE KOMUNIKACION !

Duke pas parasysh impulsivitetin tone si shqiptare , impilulsivitetin e perzier me malle per vendin e familjen dhe duke i shtuar naivitetin e pallogaritshem qe kemi .Naivitet qe perzihet me nje lloj besimi (qe s’shkruan askund qe duhet besuar ashtu ) , se kam ba mire ose po shkoj me ba mire (me pa familjen , ne darsem , me gezu farefisin etj..) ,e Zoti e ka obligim te me ruan automatikisht edhe nese hy ne tejkalim ne vije te plote , edhe nese tejkaloj shpejtesin (duke ju tregu te pranishmive ne veture se sa shpejt shkon kjo nuk shkon asnji tjeter) , edhe nese parkoj ne mes te rruges edhe edhe edhe !!!

Duke pas parasysh se si njerez te ketyre vendeve te bukura por me rruge te pa sinjalizume e plot surpriza (te cilat policia dhe ministria ,besojn se edhe ai qe ska qene dy vjet duhet ta dij se e kane ndertu nje rreth rrotullim) ,jemi te vetelavderuar dhe te lavdruar nga te tjeret , nese jemi tipa qe thyejm rregullat dhe shpetojm !

Duke pas parasysh qe ne thyerjen e rregullave hyne edhe pirja e alkoholit pa mase , nje gote hatri tezes, nje gote per shokun qe se ke pa qe 10 vjet , nje gote hatri i halles qe i ka vdek burri nga pandemia , e ska kuptim me ia prish , edhe nje gote hatri i kanges se dashnis , ose kenges se ushtris , ose kenges se gurbetit , ose kenges se detit!

Duke pas parasysh qe nje pjese e madhe e shofereve as skane patent te merituar as edukaten e nevojshme per te vozitur !

Duke pas parasysh sa humbje e madhe eshte nje vdekje , sa dhimbjen e shkakton nje vdekje , sa demin , sa jete te prishuna qe lidhen me njera tjetren !

Duhet investim urgjent ne sinjalistik me ndriçim cdo kund ku ka rrezik !
Ne vendet ku ka shpesh aksidente gjithmon duhet te kete police (p.sh ne rrugen e Dollcit afer Klines ne nje gjatesi prej 4-5 km ka me shume se 6-7 te vdekur , ne dhjetra aksidente e dhjetra te plagosur e te mbetur invalid !
Asnjehere nuk sheh as nje patrull te policise !!!

Policia duhet te ndryshojne !
Policia duhet te shtohet , po mendoj shumefishohet e specializohet per komunikacion !
Policia duhet te beje matjen rutine te alkoholit te vozitesit dhe te denoj pameshirshem , se pikrisht denimi eshte meshire ne keto raste !

Policia duhet ta kuptojn qe nuk jane ne rruge per te meshiruar as per te falur denime as per te perkdhelur te lartit e denuar te ultit .(mua me kane falur se paku 10 here)
Policia sduhet te shohin targat e veturave, a jane vendor a te huaj shkelesit e ligjit , as degjojne te arsyetimet !
Policia eshte qe te zbatoj ligjin.
Policia duhet te paguhen ekstra ne cdo denim qe japin dhe ne cdo orare te nates !

Ministria duhet keto foto aksidentesh te i veje neper billborda , sidomos tani ne vere , kur rruget stermbushen !!!

Ne nje perjudhe nje mujore , kemi dy familje komplet te shuara !!!

Aksidenti ne Vlore nje familje e mbytur ne rrugen e tyre per ne shptepi !
Aksidenti ne Ferizaj nje familje e mbytur ne rrugen e tyre per ne shtepi !
Vjet poashtu ne Suharek kishim nje familje te shuar ne rrugen e tyre per ne shtepi !!!
Nje familje tjeter ne rrethrrotullimin ne Prishtine qe u ra poshte e u shua !!!

Ju lutem a mundemi qe te ngritemi te gjith ne kembe ,ti japim fund shprehive tona te keqija ,emocionale e qe te kemi kete vere me ZERO VDEKJE ne komunikacion !!!

SHPERNDAJE kete shkrim , e ndoshta do ia arrim qe ne shtatore te festojme !
Zoti ju ruajt te gjitheve !

Dr. B. Rraci