Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar edhe 428 raste të reja.
Rezultati ka dalë nga testimi i 1 mijë e 853 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 128 të shëruar.
Deri tash Maqedonia e Veriut ka kryer 221 mijë testime. Më shumë se 23 mijë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kanë vdekur 834 persona. 5 mijë e 555 është shifra e rasteve aktive.