Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 64 pacientë të infektuar me koronavirus,
Nga spitali kanë njoftuar se 48 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë në respiratorë.
“64 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 5 pacientë janë në respiratorë(CPAP), 48 pacientë janë me oksigjenoterapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm