Real Madridi do të duhet të djersisë shumë për të hyrë në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Me barazimin e zorshëm që Los Blancos nxorrën ndaj Club Brugge ata mbesin në vendin e fundit në grup me vetëm një pikë të grumbulluar.
Përderisa kalendari i madrilenëve është shumë i ngjeshur, situata në grup i vendos në një pozitë të palakmueshme, shkruan Indeksonline.
Më 22 tetor ata udhëtojnë në Stamboll për t’u takuar me Galatasarayn, ndërsa 4 ditë më vonë, e zhvillojnë klasiken ndaj Barcelonës.
Real Madridi kurrë nuk e ka nisur sezonin e garave evropiane me një pikë në dy ndeshje. Në 24 sezonet, rekordi më i keq i tyre brenda dy ndeshjeve ka qenë tri pikë, një fitore dhe një humbje./Indeksonline