Sipërmarrja gjermane kërkon urgjentisht infermierë nga trojet shqiptare

Sipërmarrja gjermane për përkujdesje ndaj të sëmuarve e të moshuarve «Valcura GmbH» me seli në Neuburg an Donau, kërkon të interesuar për punësim në këtë sferë të shëndetësisë. Kandidatët duhet të kenë të kryer së paku kursin e gjuhës gjermane të nivelit B1 dhe mundësisht të kenë të përfunduar shkallën «Bachelor» të këtij profesioni, të jenë të motivuar dhe të bëjnë punë cilësore. Kandidatëve të interesuar, «Valcura GmbH» do t`u ofrojë mundësinë edhe të profesionalizimit të mëtujeshëm në këtë fushë të shëndetësisë. Ata duhet të jenë mundësisht nga trojet shqiptare në Ballkan, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Luginë dhe Mal të Zi. Për më tepër informata, mund të paraqiteni në adresën elektronike në vijim:

Valcura GmbH
86633 Neuburg a.d. Donau, Deutschland
Mail: [email protected]
www.valcura.de