Sipas propozimit të UEFA-s, Liverpooli shpallet kampion i Premierligës

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian insistoi se kampionatet kombëtare të zgjidheshin me ‘meritë sportive’, nëse ato nuk do të mund të përfundonin.

Premierliga është pezulluar në muajin e kaluar shkaku i përhapjes së koronavirusit, dhe do të qëndrojë në këtë situatë në kohë të pacaktuar.

Tifozët e ‘Reds’ ishin të shqetësuar se pandemia do t’u mohonte atyre titullin e parë të ligës që nga viti 1990, por duket se UEFA atë mundësi ka lënë jashtë tabelës.

Ka ngjarë që vendet e Ligës së Kampionëve të vendosen në bazë të pikëve për lojë nëse nuk luhen ndeshjet e mbetura.

Liverpool kryeson në Premierligë, me 25 pikë më shumë se Manchester City, dhe janë vetëm dy fitore larg titullit në Premirligë.