Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka thënë gjatë një konference për media se sindikalistët e sektorit privat nuk do të pajtohen me një pagë minimale nën 400 euro.
Ai deklaroi se nuk mund të thotë se cili do të jetë propozimi i Qeverisë, 350 siç ishte propozuar në 2021, apo më i ri 250, por ka propozuar që paga minimale të jetë 400 euro.
Ai ka thënë se SPSPK-ja nuk është pjesë e Këshillit Ekonomik Social.
“Për ndryshme ne nuk do të pajtohemi dhe nuk do t ‘i njohim as një vendim që paga minimale të jetë nën 400 euro. Vetëm SPSPK është e thirrur për të biseduar për pagën minimale”, ka thënë Azemi.
Siaps Azemit shpenzimet minimale mujore për një familje 4 anëtarësh janë 460 euro.
Azemi ka thënë se qeveria duhet të lejojë që punëtorët të marrin një pjesë të kursimeve nga Trusti. Ndërsa ka folur edhe për interesimin e punëtorëve për punë jashtë vendit, që sipas tij kanë arritur mbi 200 mijë kërkesa.
“Kosova do të mbetet si gjenerali i ushtrisë së vdekur, pa fuqi punëtore”, ka thënë ai.