Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka siguaruar materialin e nevojshëm për intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit.
Pacientët deri tash e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private,kurse SHSKUK ka ndarë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve.
Tash, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para.
Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë.