Komuna e Klinës ka sigurar edhe 313 mijë euro investime të reja, këtë e ka bërë të ditur kryetari i ksaj komune Prof.dr Zenun Elezaj
Postimi i tij:
Sigurohen edhe 313 mijë euro investime të reja në Klinë
Kam kënaqësinë t`ju njoftoj se sot në një takim me ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci, kemi nënshkruar një marrëveshje për financimin e projektit për ndërtimin e kanalit për ujitje në fshatin Budisalc, projekt ky shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për banorët e kësaj ane dhe ka një vlerë buxhetore prej 313 mijë euro e që do të fillojë së realizuari së shpejti.
Rritja e investimeve në bujqësi, veçanërisht në krijimin e kushteve infrastrukturore për ujitje të tokave, ka qenë një nga zotimet e mia elektorale që po përmbushet qysh në vitin e parë të mandatit të ri.