Janë bërë 22 vite, prej se është arritur marrëveshja për demilitarizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nënshkrues, me palën e KFOR’it, nga Kosova, ishte udhëheqësi politik Hashim Thaçi.
Bashkë me të, negociuan edhe Jakup Krasniqi e Agim Çeku.
Por, si kryenegociator fillimisht në Tiranë për 2 ditë, ishte Xhavit Haliti, i cili për Klan Kosova tregoi rrëfimin e atyre 3 ditëve të plota negociuese.
Sipas Halitit, me ndërkombëtarët pati edhe përplasje, ndonëse kundërshtimi kryesor nga Kosova vinte kundërshtia e qëndrimit të qindra pjesëtarëve të forcave serbe, që t’i mbrojnë objektet e lokalitet serbe.
Haliti thotë se në diskutime kërkonte që UÇK’ja të mos shuhej, por të ekzistonte nëpër kazerma.
Se nuk është pëlqyer ajo marrëveshje e thotë edhe zëdhënësi i parë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, forcë kjo e dalë nga UÇK’ja.
Shemsi Syla që ishte edhe zëvendës komandat i zonës së Karadakut, thotë që shumë ushtarak nuk pranuan ta veshin më uniformën e TMK’së.
Porse, nënshkruesi i marrëveshje, Hashim Thaçi, e vlerësonte si hap pozitivë atë botë.