Kuvendet e Lidhjes Demokratike të Kosovës jo rrallë herë eskaluan deri në përleshje masovike.
Pos kacafytjeve, grushtave dhe shqelmave, një pjesë e delegatëve përdorën ulëset si ‘armë’ për goditje.
Si rezultat i kësaj, mbledhjet e tilla njiheshin me emrin “Kuvendet e Karrigeve”.
Gjithsesi në kuvendin e 9-të të LDK-së nuk pati këso problemesh. Më 3 gusht 2019, Isa Mustafa fitoi postin e kryetarit të partisë dhe udhëhoqi me të deri më 15 shkurt kur edhe dha dorëheqje pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet që u mbajtën një ditë më parë.
Më shumë detaje rreth kuvendeve të kësaj partie mund të kuptoni në kronikën e mëposhtme.