Si rezultat i suksesit të treguar në Grantin e Performancës për mjedis të pastër për vitin 2020, jemi përfitues të 2025 kontejnerëve familjarë 120 L nga Ministria e Mjedisit dhe organizata gjermane GIZ.
Sot, gjatë pranim-dorëzimit të kontejnerëve falënderova Ministrinë dhe organizatën GIZ për grantin dhe veçanërisht punëtorët e KRM “Ambienti” dhe punëtorët e mirëmbajtjes së hapësirave publike për angazhimin e tyre.
Theksova se si Komunë kemi planifikuar projekte për përmirësimin e kushteve të kompanisë, që do të ndikojnë në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe mirëmbajtjen e hapësirave publikë.