Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë gjatë fundjavës dhe ka detyruar kompanitë e mirëmbajtjes të ndërhyjnë në terren për zhbllokimin e pengesave në rrugë.
Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë, por kompanitë e kontraktuara kanë qenë në gatishmëri.
Në Rajonin Verior është ndërhyrë në disa segmente. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme.
Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit. Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa dëme në njerëz.
Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit-Këlcyrë dhe Berat–Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjirokastër–Tepelenë.
Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë–Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.
Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës.