Sonte në Kosovë kanë arritur dozat e para të vaksinave kundër Covid-19, ku në Aeroportin “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e pranimit,
Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij e akuzoi Qeverinë Hoti për keqmenaxhim me pandeminë por edhe në sigurimin e vaksinave.
“Gjatë vitit që lamë pas është humbur kohë e çmuar në qeverisjen e mirë, jo vetëm në menaxhimin e pandemisë por edhe në sigurimin e vaksinave dhe përgatitjen e nevojshme dhe profesionale për administrimin e vaksinave, kohë që na ka kushtuar shumë e me shumë jetë njerëzish.
Atë kohë nuk e kthejmë dot mbrapa, siç nuk mund ta kthejmë mbrapa dhjetëra e qindra jetë njerëzish të dashur që kemi humbur”.
Kurti po ashtu tha se shifrat e viktimave i ngjajnë një kohe lufte andaj duhet marrë masa të shpejta në uljen e infektimeve të reja.
“Por, tash është koha të veprojmë. Vaksinimi duhet të filloj menjëherë dhe pa asnjë vonesë. Kemi 87,981 të infektuar e 1,840 të vdekur. Në dy javët e fundit kemi mesatarisht 10 vdekje në ditë dhe një trend në rritje. Kemi humbur 16 mjekë e 8 infermierë e për një vend me 1.8 milion banorë shifrat e tilla i ngjajnë një kohe lufte, prandaj edhe masat tona duhet të jenë të shpejta e të drejta që duhet ta ulin numrin e infektimeve të reja dhe të shmangin vdekjet si pasojë e Covid-19.
Sot është tejkaluar numri prej 500 vdekjeve në vitin 2021 në Republikën e Kosovës. Në janar, shkurt dhe deri sot më 28 mars i kemi saktësisht 504 të vdekur në Kosovë nga virusi Covid-19