Driton Salihu mbeti i vrarë ndërsa vëllai i tij Jeton Salihu i plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri nga dy persona të dyshuar që tashmë gjenden në arrati.
Sipas familjarëve të viktimës ngjarja filloi nga një rrahje që djemtë e tani të plagosurit kishin me të dyshuarit, ku pastaj këta të fundit erdhën dhe te shtëpia ku shtinë në dy kryefamiljarët.
Të plagosurit fillimisht u transferuan për në spital e disa orë më vonë nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa policia po vazhdon të merret me zbardhjen e rastit.
Ky është rasti i katërt i përleshjeve me armë në ditët e fundit në Komunën e Mitrovicës dhe për këtë qytetarët bëjnë thirrje që të mos përsëriten raste të këtij lloji.