3 qytetarë të Klinës ditë më parë janë të prekur me Covid-19, një nga Ujmiri, një nga Gjurgjeviku i Madh dhe një nga Qabiçi, kurse mbrëmë doli edhe një nga fshati Bokshiq. Për gjendjen e tyre flet drejtori i shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, i cili tha për Klina info:
” Po,dje kam komunikuar me ta. Janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore të tretë, infermierja nga Ujmiri ka berë 2 teste dhe te dyjat i kan dal negativ,është drejtë shërimit të plotë.Drejtë shërimit të plotë janë edhe dy të tjerët.Dua ti falenderoj këta pacientë per diciplinën dhe kujdesin e treguar ,kjo është edhe arsyeja kryesore qe shërimi i tyre do te ndodh shpejtë.”