Ditëve në vijim fusha të paqëndrueshme të presionit të ulët do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajonin tonë, që do të sjellin reshje më të qëndrueshme shiu, kryesisht ditën e enjte, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se “ditën e mërkurë do të mbajë mot i ngrohtë, pasi që vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave më të ngrohta ajrore. Ditën e enjte, me kalimin e sistemit frontal që po depërton nga Italia, do të mbajë mot më i freskët”.
Sipas PW, “në fundjavë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët, kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta shiu. Vlerat e cilësisë së ajrit kryesisht do të luhaten ndërmjet vlerave të mira dhe mesatare”.
Parashikimi për datat 6-7 nëntor:
6.11.2019 – Ngrohtë dhe kryesisht me vransira. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Më vonë në mbrëmje priten reshje shiu, nga perëndimi i vendit, që më vonë gjatë natës do të përfshijnë edhe pjesë tjera të vendit. Erë mesatare nga jugu-jugperëndimi 5-10m/s, e në perëndim deri në 14m/s. Indeksi UV: 2.
7.11.2019 – Vranët dhe më freskët. Paradite reshje më të qëndrueshme shiu. Ditën reshje lokale shiu, që deri në mbrëmje më vonë pritet të pushojnë. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu 4-7m/s. Indeksi UV: 1./