Kufijtë në shumë vende evropiane do të jenë më të lehta për t’u kapërcyer nga e hëna (nesër), por nuk do të thotë që të jeni të lirë të shkoni atje ku dëshironi. Pra duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ligjeve lokale për venie të maskave, përcjell Klina.info
Vendet që mund t’i vizitoni me lehtësi nga e hëna përfshijnë Austrinë, Italinë, Francën dhe Gjermaninë. Portugalia gjithashtu po relakson kufijtë e saj, derisa Spanja mbetet e mbyllur.
Mbretëria e Bashkuar është gjithashtu e mbyllur në mënyrë efektive. Edhe pse mund të udhëtoni atje, do të duhet të karantinoheni vetë për 14 ditë para se të lejoheni. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka shkallën më të keqe të infeksionit në Evropë dhe baret janë mbyllur gjithsesi, përcjell tutje albinfo.ch.
Zyra Zvicerane e Turizmit është ende duke na nxitur të bëjmë një pushim brenda vendit për të ndihmuar industrinë e mikpritjes, të prekur nga kriza.
Polonia, pas gati tre muajsh i hapi kufijtë me të gjitha vendet fqinje. Fillimisht u hoqën kufizimet me Lituaninë, të shtunën në mëngjes u hap kufiri me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë.
Gjermania i heq kufizimet e udhëtimit më 15 qershor me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë, transmeton DW.
Franca i heq kufizimet më 15 qershor për vendet e BE. Kjo bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit Europian, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Paris. Kufijtë hapen për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani.
Çekia i hap kufijtë nga e hëna për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin.