Shumë i ri, vdes i pesti nga koronavirusi në Shqipëri

Shënohet viktima e pestë nga koronavirusi në Shqipëri.

Abcnews.al mëson se viktima është Ndue Marinaj, 48 vjeç, i cili është konstatuar pozitiv më datë 10 mars dhe ndodhej i shtruar tek sptali Infektiv.

Marinaj është me origjinë nga Puka dhe ka në bashkëpronësi një biznes në Tiranë.

Dyshohet se Marinaj është infektuar nga një kontakt me pacientin zero. /abcnews.al