Është vendosur për shtyerjen e ndeshjes Llapi – Dukagjini, e vlefshme për xhiron e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e paraparë për t’u zhvilluar të mërkurën, të shtyhet për datën 26 tetor.
Kjo për arsye se nesër (e marte), Llapi do ta luaj ndeshjen për Superkupën Kosovë-Diasporë.
Njoftimi i plotë nga Llapi:
Ndeshja e javës së XII-të e ALBI MALL Superligës, Llapi – Dukagjini e cila ishte paraparë të zhvillohet më 19.10.2022, shtyhet për datën 26.10.2022, sipas vendimit të Komisionit të Garave pranë FFK-së, përshkak se skuadra jonë nesër do ta luaj ndeshjen për Superkupën Kosovë-Diasporë.
Pra, ndeshja ndërmjet Llapit e Dukagjinit do zhvillohet më 26.10.2022, e mërkure në ora 13:00 në Stadiumin “Zahir Pajaziti”