Shtyhet diskutimi për propozimin për taksën 1 euro për turistët që vizitojnë Bjeshkët e Rugovës

Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik e Komunës së Pejës ka marrë vendim që të shtyhet për një afat të pacaktuar diskutimi publik për Draftrregulloren për taksën e akomodimit prej 1 euro në Komunën e Pejës, diskutim i cili ishte paraparë që të mbahej sot

Sipas një njoftimi të Komunës së Pejës, ky diskutim vjen si shkak i nevojës për takime të tjera shtesë të përbashkëta me ekspertë të turizmit dhe bizneset që ofrojnë akomodim në Komunën e Pejës.

“Dretoria për Zhvillim Ekonomik ju njofton se pas diskutimeve të shumta me ekspertë të çëshjtjes, stafin e inspektoratit dhe pas diskutimeve me ekspert të fushës së turizmit dhe sektorit privat të hotelerisë, kemi marrë vendim që konsultimi publik për Draftrregulloren për taksën e akomodimit në Komunën e Pejës, i datës 30.04.2025 të shtyhet për një afat të pacaktuar”, thuhet mes tjerash në vendimin e marrë nga kjo drejtori.