Pas një stabiliteti të shkurtër me çmimin e naftës, pati sërish lëvizje në treg. Në pjesën më të madhe të pikave të shitjes me pakicë një litër naftë shitet për 1 euro e 73 cent.
Në fillim të javës çmimi i naftës shkonte më së larti në 1 euro e 64 cent për litër. Por çmimi ndryshoi brenda javës, të enjten në mbrëmje çmimi u rrit për katër centë duke shkuar në 1 euro e 70 cent ndërkohë që të premten arriti në 1 euro e 73 cent për litër, çmim me të cilin po shitet edhe të shtunën.
Por jo të gjitha pikat e shitjes me pakicë kanë rritur çmimin brenda ditës. Në disa prej tyre të shtunën një litër naftë kushton 1 euro e 68 centë e në të tjera 1 euro e 71 cent.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimi i naftës në pjesën e dytë të muajit prill ishte 1.58 për litër, e rritja filloi në muajin maj, ku një litër naftë shitej për më shumë se 1.60, çmim ky që ndryshoi çdo ditë.
Aktualisht çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar ka pasur rritje për 1.5% e një fuqi naftë shitet për 112 dollarë.