Ara të pa punuara nga ky vit e tutje, mund të shohim më shumë në gjithë Kosovën.
Kjo si rezultat i shtrenjtimit të produkteve bujqësore, që këtë vit janë ngritur në shifra ekstreme.
“Një thes pleh ka kushtuar 8 euro, këtë vit kushton 25 euro, dhe mund të shtrenjtohet deri në 30 euro”, tha Rafet Haradinaj.
“Një thes pleh ka kushtuar 8 euro, këtë vit kushton 25 euro, dhe mund të shtrenjtohet deri në 30 euro”, tha Rafet Haradinaj.
Ndërsa, edhe rritja e çmimit të naftës, ka bërë që mjetet e punës të përdorën më pak.
Të njëjtin hallë e ka edhe fermeri Sabedin Hajdini.
“Sivjet është për tmerr se janë çmimet shumë të larta”, tha ai.
Si shkak i kësaj, edhe numri i krerëve të lopëve thonë se po shkon drejt përgjysmimit.
Ndërsa, nga Sindikata e Bujqve të Kosovës ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësin të organizojnë edhe një protestë, pasi mungon dora e shtetit që përkrah bujqit.
“Kisha kërkua prej ministrit Faton Peci, por edhe kryeministrit që të ulet dhe të bisedojë me ne që te gjendet një kompromis”, tha Tahir Tahiri, kryetar i Sindikatës së Bujqve.
Nga ky vit, kultivuesit e grurit, do kenë forma të reja të subvencionimit nga Ministria e Bujqësisë.
Vendimi që hyri në fuqi në shtator 2021, parasheh që ata të marrin nga 75 euro për hektar, e nga 0.019 cent për kilogram, veçse bujqit duhet të aplikojnë me hapësirën e mbjellur dhe me sasinë e grurit të dorëzuar në mulli.