Shtrati i lumit Klina, nga bari që është rritur më tepër i ngjason një livadhi sesa një lumi.
Sivjet Komuna ende nuk e ka “kositur” barin e lumit. Ibër Elezaj, drejtor i Shërbimeve Publike edhe Emergjente, pohon se shtrati i këtij lumi pastrohet një herë në vit, konkretisht në vjeshtë, kur bie niveli i ujit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“E kemi të qartë se nëse mbetet pa pastruar, nga reshjet mund të shkaktohen vërshime. Por sivjet bari është rritur më shumë se zakonisht, se vitet e kaluara”, thotë Elezaj.
Për të interesuar në pastrimin e tërë shtratit të lumit, Komuna nuk ka të kontraktuar ndonjë operator enkas për këtë punë.
Elezaj tregon se e kanë një operator të veçantë të kontraktuar me buxhetin për emergjencë, për ndërhyrje në raste për të evituar nga vërshimet dhe mbrojtjen e digave. Dhe këtë operator mendojnë që ta angazhojnë edhe për pastrimin e shtratit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.