Albian Hajdari është befasia e Murat Yakinit në listën e Zvicrës për Euro 2024.
Në fakt bëhet fjalë për ekipin e zgjeruar të Zvicrës, por përfshirja në këtë ekip është sukses shumë i madh për mbrojtësin e ri.
Në listë është edhe Andi Zeqiri, Uran Bislimi, Ardon Jashari, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.
Nga 38 lojtarë, trajneri Yakin do të zgjedhë 26 për në Gjermani.
Zvicra është në Grupin A me Gjermaninën, Skocinë e Hungarinë.