Sipas informacionit zyrtar të Ministrisë së Turizmit të Egjiptit, udhëtarët të cilët ndjejnë simptoma dhe janë testuar pozitivisht për simptomat e koronavirusit gjatë qëndrimit të tyre në Egjipt, shërimi i tyre do të paguhet nga Qeveria e Egjiptit.
Pasagjerët që kanë një gjendje klinike më të butë do të kujdesen në hotelin e tyre, në një pjesë të veçantë të hotelit, të ashtuquajturën pjesë COVID-19 të hotelit, ndërsa pasagjerët që kanë një gjendje klinike më të rëndë do të shtrohen në spital sa më shpejt të jetë e mundur, deri në rikuperimin e plotë.
Të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Egjipt do t’u kërkohet të nënshkruajnë një dokument që konfirmon se ata nuk kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me COVID-19 në 14 ditët e fundit, edhe nëse ata nuk kanë përjetuar ndonjë simptomë të koronavirusit.