Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorët e tregut, kanë inspektuar disa biznese për të parë nga afër se sa po respektohen vendimet për ndarjen e produkteve me përmbajtje shtazore dhe atyre me përmbajtje bimore.
Por, ministri Krasniqi ka thënë se gjatë këtyre inspektimeve janë gjetur mashtrime në deklaracionin e produktit, me ç’rast edhe janë marrë masa ndaj marketeve.
E gazeta ka marrë vesh nga burime brenda Ministrisë, se tri marketet që u kapën duke mashtruar janë ETC, Viva Fresh dhe Interex.
“Kemi gjetur produkte me përshkrimin djathë, e që në fakt përmbajtja e tyre është bimore. Dhe në këtë rast, inspektorët kanë obliguar marketet që t’i largojnë këto produkte të cilat janë të vendosura në mënyrë mashtruese”, ka thënë Krasniqi për gjetjet në këto tri markete.