Një veturë është djegur në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Sipas Policisë, një burrë ka raportuar se në rrethana të panjohura është djegur vetura e tij me targa të Serbisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve.
Raporti i plotë:
ZJARRVËNIE | Rr. Agim Ramadani, Mitrovicë 12.11.2022 – 03:56. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura i është përfshi nga zjarri vetura e tij me targa të Serbisë. Në vendin e ngjarjes ka dal njësiti i zjarrfikësve dhe ka arrit të lokalizojë zjarrin. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.