Pas vendimi të Maqedonisë së Veriut për hapjen e kufijve pa kushtëzime, respektivisht pa PCR test negativ për COvid-19, nga ministria e Shëndetësisë në Kosovë për Alsat theksojnë se në bazë të parimit të reciprocitetit, edhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Kosovë, pa PCR-test negativ.
“Sipas parimit të reciprocitetit qytetaret nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga nesër mund te hyjnë pa testin PCR ne Kosovë. Nga ky rregull përjashtohen shtetet qe sipas ECDC klasifikohen në shtete me rrezik të lartë për Covid-19”, kanë deklaruar Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.