Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, i tha Kaitlan Collins të CNN se nuk ka plane për një takim apo telefonatë mes presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke thënë: “Tani nuk është momenti”.
“Ne nuk po planifikojmë një takim mes tyre apo një telefonatë. Presidenti ka qenë shumë, shumë i qartë për këtë. Por ne do t’i kemi ato diskutime brenda dhe do të peshojmë gamën e faktorëve“, i tha Psaki Collins në konferencën e së enjtes.
I pyetur nëse ka ndonjë situatë në të cilën Biden do të ulej me Putinin nëse trupat ruse mbeten në Ukrainë, Psaki tha: “Unë nuk mund të bëj një vlerësim për këtë … Tani për tani, ata po pushtojnë një vend sovran dhe po vazhdojnë të përshkallëzohet çdo ditë. Ne kurrë nuk do ta heqim diplomacinë nga tavolina, por përsëri, tani nuk është momenti për këtë.”
Psaki i tha gjithashtu Collins se administrata nuk ka “asnjë vlerësim” nëse po i afrohet ndalimit të importeve ruse.