Pacientja shtatzënë, që dje u shërua nga koronavirusi, ka lindur gjatë natës së sontme.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën drejtori i Gjinekologjisë dr.Jakup Ismaili.
Ai ka thënë se lindja ka qenë normale dhe ka shkuar gjithçka shumë mirë, derisa edhe nëna edhe foshnja e posa lindur janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Pacientja ka lindur para dy orësh, diku rreth orës 20:00. Gjithçka ka shkuar shumë mirë. Edhe nëna edhe foshnja janë shumë mirë”.
Ismaili ka thënë se pacientja që ishte shtatzënë ka rezultuar negative edhe në testimin e dytë që i është bërë dje, prandaj mund të konsiderohet se ishte e shëruar.