Sot në Podujevë do të mbahet ceremonia e zbulimit të shtatores së Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të Kosovës, që nga shumë konsiderohet si “Ati i Pavarësisë së Kosovës”.
Rugova është vlerësuar si figurë e unifikimit, pasi gjatë viteve 90-ta kishte përkrahjen absolute të shqiptarëve të Kosovës në rrugëtimin drejt pavarësisë e çlirimit.
Ndonëse ka vdekur në vitin 2006, figura e Rugovës vazhdon t’i bashkojë ende politikanët.
Kësaj radhe shtatorja e Rugovës i ka bashkuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani, ministren Donika Gërvalla dhe LDK-në.