SHTATË USHTARË TË FSK-SË TË INFEKTUAR ME COVID-19, 29 TË TJERË NË VETIZOLIM

7 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë aktualisht aktiv me Covid-19, ndërkohë që edhe 29 të tjerë janë në vetizolim.

Kështu tha për Objektiv, Komandanti i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama.

Sipas tij që nga fillimi i përhapjes së kësaj pandemie në Kosovë, rreth 90 pjesëtarë kanë qenë të infektuar me këtë virus.

“Aktualisht i kemi 7 pjesëtar që janë pozitiv dhe 29 të tjerë janë në vetizolim. Neve na gëzon fakti se pavarësisht që kanë qenë afër 90 ushtarë të infektuar me Covid-19. Asnjë prej tyre nuk kanë pasur nevojë për tretman mjekësor por, e kanë kaluar shumë lehtë”, tha Rama për Objektiv.

Mosha e re e ushtarëve, sipas Ramës është një përparësi për ta mposhtur virusin, për faktin që siç thotë ai, të njëjtit merren me aktivitete fizike.

“E kemi edhe moshën mesatare që është 27 vjeç. Dhe natyrisht që kanë edhe aktivitete fizike dhe nuk kanë kohe shumë me u marrë me virus. Natyrisht që i kemi kushtuar kujdes të veçantë dhe presim edhe në të ardhmen të shkoj njësoj”, tha në fund Rama.