Gjysmë milioni euro derivate të naftës ka shpenzuar vitin e kaluar vetëm 1/3 e ministrive të Qeverisë së Kosovës. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta “Zëri” del se një veturë ka shpenzuar mesatarisht 2200 euro derivate të naftës në vit.
Vetëm shtatë ministri të Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar gjysmë milioni euro derivate të naftës dhe me shpenzime prin Ministria e Infrastrukturës.
Duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare nga të gjitha ministritë e Qeverisë së Kosovës për qasje në shpenzimet, të cilat i kanë bërë në derivate të naftës, por vetëm 1/3 e tyre ka pranuar t’i bëjë publike shpenzimet e tilla, përkatësisht vetëm shtatë ministri Ministria e Infrastrukturës gjatë vitit që lamë pas ka shpenzuar mbi 140 mijë euro derivate për automjetet zyrtare, përderisa Ministria e Bujqësisë 130 mijë euro. Kjo e fundit i ka 59 automjete zyrtare dhe sipas një kalkulimi të thjeshtë del se çdo veturë mesatarisht i ka shpenzuar mbi 2200 euro derivate në vit. Ndërsa Ministria e Infrastrukturës që i ka 110 automjete zyrtare, sipas një kalkulimi të thjeshtë del se çdo veturë i ka shpenzuar rreth 1300 euro derivate në vit. “Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit gjatë vitit 2018 ka pasur në dispozicion 110 automjete zyrtare. Gjatë vitit 2018 janë shpenzuar gjithsej 139.027 litra derivate të naftës”, kanë bërë të ditur zyrtarë nga kjo Ministri/Zëri