Dega e LDK-së në Klinë ka njoftuar përmes faqes zyrtare në Facebook se janë duke u mobilizuar dhe janë duke u përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit
Postimi i plotë:
Sot, është mbajtur mbledhja e radhës e Shtabit zgjedhor në ambientet e zyrës e LDK-së, e kryesuar nga Kryetari i Degës, Fadil Gashi
Pjesëmarrës në këtë takim ishin, Kryetari i Degës së LDK-së, Fadil Gashi, Nënkryetarët e Degës, Besim Hoti dhe Augustin Selmanaj, kandidatët për deputet, Mirjeta Kalludra dhe Isuf Berisha, Zëdhënësi i Degës, Arben Limani, Kryetarja e Forumit të Gruas, Vezire Elshani, së bashku edhe me kryesinë e Forumit Rinor Adnan Bekaj dhe Dardan Gashi si dhe kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Klinë.
Kjo mbledhje ka pasur për qëllim informimin më të detajizuar rreth aktiviteteve dhe organizimeve që do të bëhen me fillimin e fushatës zgjedhore e deri në përmbylljen e saj.
Gjithashtu është potencuar që qytetarët tanë të njoftohen sa më shumë për vizitën e Kandidatës për Kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani në qytetin e Klinës dhe për organizimin rreth këtij takimi.
Kryetari i Degës së LDK-së, Fadil Gashi është shprehur se na duhet gatishmëri dhe përkushtim e gjithashtu edhe mobilizim nga ana e strukturave drejtuese.