Vetëm brenda një ditë Policia e Kosovës ka shqiptuar 539 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19. Masa këto të vendosura nga institucionet e vendit për të parandaluar përhapjen e virusit.
Me rritjen e numrit të rasteve të infektimeve me COVID-19, Qeveria e Kosovës mori vendim për masat e reja antiCOVID-19. Masat e reja parashohin bartjen e maskës, përveç gjatë ngasjes së automjetit kur je vetëm apo kur në automjet janë prezentë anëtarët e ngushtë të familjes, gjatë vrapit të çiklizmit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies dhe pijes.
masë tjetër është edhe që gastronomia të punojë vetëm deri në orën 21:00, ndërsa ora policore është vendosur në ora 22:00.
Po ashtu masë tjetër që ngjalli reagime ishte edhe kufizimi dhe lejimi i qytetarëve në Kosovë. sipas këtyre masave çdo person i cili hynë në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza(ose me një dozë të vaksinës Janssen dhe dozë përforcuese) kundër COVID-19; Certifikatën e vaksinimit me dy doza (ose me një dozë të vaksinës Janssen) kundër COVID-19, bashkë me testin RT-PCR negativ për COVID-19, jo më herët se 48 orë para nisjes (për udhëtarët që hyjnë në rrugë ajrore) ose 48 orë.