Shqiptarët në ruajtjën e qenësisë së tyre identitare

Shkruan Prof.Pal Canaj

Shqiptarët të pushtuar gjatë shumë shekujve arritën që t’i shpëtojnë zhbërjes së qenësisë së tyre identitare. Përpos luftërave për liri, shqiptarët në vetëdijen e tyre kolektive ndërtuan një stoicizëm të pashembullt qëndrestarë përballë ndikimeve dhe tendencave asimiluese.

Siç thuhet në një frazë shpeshherë të përsëritur: nuk ka jetë pa liri. Shqiptarët gjatë shekujve u detyruan që të jetojnë në robëri, të jenë të pushtuar, por e ruajtën lirinë e brendshme. Kjo liri e brendshme ishte një grishje nga thellësia e qenies së tyre, për të gjetur format e rezistencës autentike.

Në fillim të epokë sonë, përkunder pushtuesëve romak dhe besimit të tyre politeist, ilirët pranuan krishterimin si besim monoteist.
Në raportet ndërnjerëzore dhe në marrëdhëniet kolektive paraardhësit tanë bazoheshin në kodet e tyre të një kushtetute krejt të frymës popullore siç ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Nën pushtim, në mungesë të shkollave dhe të sistemeve filozofike ju qasen odave dhe ndërtuan filozofinë popullore përmes anekdotave dhe sentencave përmbajtjesore, të cilat për nga domethënia dhe porosia e tyre nuk qëndronin mbrapa nga krijimtaria e popujve tjerë, të cilët i kishin të ndërtuara sistemet arsimore, si dhe drejtimet letrare dhe ato filozofike.

Në jetën e përditshme në saje të mënyrës së ekzistencës krijuan artin popullorë përmes këngëve të zhanreve të ndryshme, sidomos të atyre epike dhe heroike. Për t’i dhënë motiv jetës kultivonin edhe këngët e gryta – ato të dashurisë.
Gojëdhënat për trimat që ishin flijuar në luftërat për liri dhe shembujt nga përvojat e njerëzve të ditur përcilleshin brez pas brezi, ndërsa mosharresa dhe respektit ndaj parardhësve të vdekur rishfaqej në kujtesën e të gjallëve, si historik i jetës.

Në artizanalët popullore simboli i flamurit, shqiponja ishte e skalitur në djepat e foshnjave si dekor simbolik dhe si ngjizje e vetëdijes.
Në veshjet popullore përpos ngjyrës së bardhë dominonte e kuqja dhe e zeza.
Ngjyrat e flamurit të ndaluar ishin shndërrua në dashurinë e një koloritit të qeniesisë së jetesës.

Shqiptarët ia arritën që të mbijetojnë në rrethana të vështira shoqëroro- historike, dëshmi që përmes përkushtimit të tyre drejtë kërkimit të qëllimit ruajten qeniesinë e tyre identitare.

Duke i ruajtur dhe kultivuar vlerat autoktone kombi ynë qëndroi si pjesë e pashkëputshme e civilizimit evropian, dhe këto vlera ishin parakusht për realizimin e kauzave shqiptare për liri.

(Rishkrim)
Klinë, dhjetor 2023